Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptari, I cili më 26 maj 2019 kishte mundur të arratisje nga burgu në Carinola.

I arrestuari është E.M. 27 vjeç, i cili ishte prangosur nëpn akuat e vjedhjes së apartamenteve dhe kundërshtimit me force ndaj zyrtarëve publikë.

Markja arriti të arratiset nga burgu së bashku me mikun e tij A. G. (ky i fundit ende në arrati), duke prerë hekurat e qelisë dhe duke zbritur me çarçafë.

I arratisuri nga ishte nën survejim dhe në momentin e ndalimit ndodhej në një zonë pranë Napolit, në një vend ku ish e dashura e tij festonte ditëlindjen.

Agjentë të policisë ishin kamufluar si të ftuar, duke bërë edhe arrestimin e tij.
Policia kishte studiuar me kujdes lidhjet që E.M kishte me botën e jashtme.
Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Napolit.