29 vjeçari i arrestuar ditën e sotme nga policia shqiptare për llogari të shtetit italian, ku ishte dënuar më herët me 10 vite burg për veprën penale të grabitjes me armë, ëhstë arratisur nga burgu 3 vite më parë.

Bledar Zefi, është personi i arrestuar sot nga policia shqiptare, historia e të cilit me drejtësinë ka nisur shumë më herët.

I riu nga Fushë-Arrëzi, u bë i njohur në atë kohë nga policia, kjo edhe për shkak të arratisjes së tij nga komisariati nr.3, vetëm pak orë nga arrestimi.

Në 2015-t, Zefi i cili ishte vetëm 26 vjeç, ëhstë arratisur nga komisariati numër 3, duke shfrytëzuar kohën kur do të kryente nevojat personale. Ai arriti të shtynte policët dhe më pas të kapërcente kangjellat e komisariat, duke arritur të rifitonte lirinë, ndërsa vijoi arratinë për 3 vite. Kujtojmë se komisariati sapo ishte inauguruar nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan edhe dy punonjës policie, Arsela Hajdinaj, me detyrë trup shërbimi patrulle dhe Bajram Elezi, me detyrë nd/specialist dhe përgjegjës i dhomave të sigurisë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, por më pas ata u lanë të lirë.

Artikulli paraprakSERË KANABISI ME VLERË 1 MILIONË PAUND, DËNOHEN SHQIPTARËT
Artikulli tjetërI HUMBET ARMA E SHËRBIMIT, DENONCON POLICI I FORCAVE SPECIALE