Moti i keq bllokoi mesditën e sotme në ishullin e Sazanit 50 turistë mes tyre edhe gazetarë të huaj. Pas udhëtimit drejt Sazanit me anije të vogël turistike, turistët u bllokuan në ishull.

Mes turistëve të bllokuar ishin një grup korrespondentësh të agjencive të huaja të lajmeve.

Gazetarët kërkuan ndihmë pranë Forcës së Armatosur pasi dallgët e larta penguan lëvizjen e tyre për disa orë.

Anija e Flotës Detare “Iliria” ndërhyri për t’u ardhur në ndihmë 50 turistëve, ndërsa pas shpëtimit është nisur drejt portit të Vlorës me të gjithë turistët në bord, përfshirë dhe disa fëmijë.

Artikulli paraprakPOLICË TË HUAJ NGA 5 SHTETE PATRULLOJNË NË RRUGËT SHQIPTARE
Artikulli tjetërRAMA TAKIM ME HAHN: RRUGA DREJT BE, E PAKTHYESHME, DO T’JA DALIM