Dalin fotot e shtetasit Agron Veseli i cili u dhunua nga tre grabitës të armatosur, ngjarje e ndodhur në Shkodër. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur 62 vjeçari u mor me një ambulancë dhe u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës.

I dhunuari ka plagë në kokë, fytyrë dhe trup nga goditjet e grabitësve. Ai mori mjekim në spitalin e Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e daljes nga banesa për të hipur në ambulancë Agron Veseli dallohej qartë se ishte ende i traumatizuar nga ngjarja e ndodhur në banesën e tij ku tre grabitës të armatosur dhe të maskuar i kërkuan para.

Pasi 62 vjeçari refuzoi ai është goditur nga grabitësit derisa komshinjtë kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë.

Efektivët mbërritën shpejt duke arrestuar njërin prej autorëve fillimisht Pllumb Kolbuçaj dhe më pas edhe një tjetër Abdullah Hardhiqaj ndërsa i treti, një 20 vjeçar është në kërkim.
Kri

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, FLUKS TURISTËSH NË QAFË THANË
Artikulli tjetërMBYLLET KAMPI VEROR PËR FËMIJËT ROM DHE EGJIPTIAN