Valës së dorëheqjeve nga Vettingu i është bashkuar edhe Erlind Basha, vëllai i kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Ai punonte si këshilltar ligjor pranë Gjykatës së Lartë si ndihmës i gjyqtares Mirela Fana edhe kjo e dorëhequr nga sistemi.

Erlind Basha ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata e Lartë në tetor 2016, ndërsa një ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu Vettingun për të si dhe për gjyqtaren Fana.

Erlind Basha i bashkohet kështu ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ish-gjyqtarit të Kushtetueses Besnik Imeraj të cilët u larguan nga sistemi i drejtësisë, duke i shpëtuar kështu vlerësimit pasuror.

Në ditë më parë, KPK ndërpreu Vettingun edhe për 7 subjekte, të cilët më parë kanë dhënë dorëheqjet në detyrat përkatëse, duke i shpëtuar kështu procesit të Vettingut.

Bëhet fjalë për gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë të Gjykatës së Lartë, të cilët nuk do të kalojnë në filtrin e Vettingut, ku mes tyre spikat edhe emri i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.

Subjektet që i shpëtuan Vettingut:Erlind Basha: Ndihmës ligjore pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen.Ilir Pashaj: Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen në shkur të vitit të kaluar

Etleva Sherifi: Ndihmës ligjore pranë Gjykatës së Lartë, në mars të vitit të kaluar ka dhënë dorëheqjen.Adnand Bërdica: Ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen

Mirela Fana: Gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen
Sulejman Tola: Prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Krujë ka dhënë dorëheqjenErtian Shehu: Ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen