Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia mjekun onkolog Enes Hafizi të arrestuar tre ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.

Mjeku onkolog u shfaq javë më parë ne media ,në një video teksa një vajzë nga Kosova i linte një zarf me 1 mijë euro në tavolinë, në mënyrë që doktori t’i jepte mundësinë që një i afërmi i saj të bënte rrezet pa radhë në QSUT.

Gjykata e Tiranës vendosi sot që doktor Enes Hafizi të lërë qelinë, duke vlerësuar të drejta argumentet e provat e mbrojtjes.