U filmua duke marrë para nga nja përdorues automjeti dhe pezullohet nga detyra.

SHÇBA që merret me hetimin e punonjesve te policisë në Ministrinë e Brendëshme ka bërë të ditur se pas verifikimeve paraprake, u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë I.K.,

me detyrë trup shërbimi/agjent verifikues në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë si dhe janë filluar veprimet proceduariale dhe hetimore, të cilat janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme për këtë rast thuhet se: Në lidhje me videon e publikuar ku shfaqet një punonjës i Policisë Rrugore,

me pretendimin se duke shfrytëzuar atributet që i jep funksioni si punonjës policie favorizon drejtuesin e mjetit në këmbim të përfitimit financiar, duke mos e ndëshkuar për shkeljen përkatëse të Kodit Rrugor, ju bëjmë me dije se:

Pas verifikimeve paraprake, u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë I.K., me detyrë trup shërbimi/agjent verifikues në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

SHÇBA ka filluar veprimet proceduariale dhe hetimore, të cilat janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Polici rrugor pavarësisht faktit që i mori para drejtuesit të automjetit për të mos e nxjerrë para komisionit, e këshilloi madje të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor.