Një 40-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në lumin Mat. Viktima është identifikuar si Arben Marku, 46 vjeç. Ai është futur në ujë për t’u larë, por është mbytur.

Një 46-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në lumin Mat. Viktima është identifikuar si Arben Marku, 46 vjeç nga fshati Skuraj në Milot.

Mësohet se ai është futur në ujë për t’u larë, por është mbytur. Drejt vendit të ngjarjes është nisur një ekip polumbarësh nga Tirana për gjetjen e trupit. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e policisë të cilët po hetojnë për rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Njoftimi i policisë:Kurbin

Informacion paraprak

Më datë 15.08.2018, rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative në Kurbin, se shtetasi A.M. rreth 46 vjeç, banues në fshatin Skuraj, është hedhur për tu larë në lumin Mat, në vendin e quajtur ” Ura e Shkopetit” ( urë pasarelë), dhe nuk ka dalë në breg.

Vazhdojnë kërkimet nga forcat policore për gjetjen e tij.

Artikulli paraprakBIE SKELA E NDËRTIMIT NË TIRANË
Artikulli tjetërCONTE: SHPALLIM EMERGJENCË 12 MUJORE NË XHENOVA, VIKTIMAT RRITEN