Disa persona, që dyshohet se janë përdorues droge kanë hyrë mbrëmjen e sotme në një banesë në zonën e Spitallës në Durrës për të grabitur një çift të moshuarish.

Autorët kanë goditur të moshuarit, njëri nga të cilët është në rrezik për jetën në spital.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar dhe arrestuar autorët.