Janë zbardhur detaje të vdekjes së shqiptarit në Greqi. Katër ditë pasi trupi i një 63-vjeçari shqiptar është gjetur i vdekur në Korfuz policia greke ka zbardhur vrasjen e tij.

Në pranga ka rënë një 44-vjeçar, banor i zonës i cili ka pranuar para hetuesve se është autori i vrasjes së shqiptarit.

Mediat greke bëjnë me dije se autori kishte pasur më parë një grindje me 63-vjeçarin shqiptar në një lokal. Pas sherrit, ai kishte marrë çiften dhe e kishte qëlluar për vdekje. Trupin e tij e kishte hedhur në një kanal në anë të rrugës. Autopsia konfirmoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me armë nga një distancë e afërt.

Ndërkohë që ishte raportuar se shqiptari kishte humbur kontaktet me familjarët që nga e diela në mëngjes. Ishin familjaret të cilët bënë edhe kallëzim në polici për zhdukjen e tij.