Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, të cilit i është gjetur në çantën e krahut një pistoletë e llojit Zastava, që e mbante pa leje.

Shtetasi i vënë në pranga është 29-vjeçari Leonardo Rakipllari, banues në Tiranë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ”mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.