Një person ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës tre ditë pas ishte dërguar me fraktura në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Viktima është Alfred Deliaj rreth 50 vjeç.

Ai ishte gjetur me fraktura para tre ditësh te sheshi i Flamurit, ndërsa më pas u dërgua në spital.

Por pavarësisht ndihmës nga mjekët ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Sipas burimeve nga policia, ai dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit dhe nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, e cila është raportuar si aksidentale. Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë për fshehje të ngjarjes.