M. K., 30-vjeç është dënuar me 30 muaj burg nga një Gjykatë pasi u kap me një fermë kanabisi brenda shtëpisë në qytetin Galashiels në Skoci.

Edhe pse 30-vjeçari tha se ishte bërë viktimë e trafikantëve për të cilët duhet të punonte në mënyrë që tu shlyente borxhin prej 16 mijë paundësh që u kishte për kalimin ilegal në Britaninë e Madhe.

Më 9 prill gjeti në banesën e shqiptari 700 rrënjë kanabis, vlera e të cilës arrinte deri në 200 mijë euro nëse dilte në treg. Në momentin e kontrollit 30 vjeçari u gjet duke fjetur në kuzhinë.

Për çështjen e shqiptarit, Prokurori Graham Fraser, solli në gjyq detaje të reja për sa i përket arsyeve të shkuarjes sëshqiptarit  në Britani. Sipas tij xhaxhai i shqiptarit  ishte politikan i rëndësishëm në vend dhe ishte vrarë kjo kishte detyruar atë të largohej nga Shqipëria.

“I akuzuari tha se ishte arratisur nga Shqipëria përpara 2018-s. Ai tregoi se si xhaxhai, i cili ishte një person i rëndësishëm në politikë, ishte vrarë. Pas mesazheve kërcënuese për veten dhe familjen ai ishte detyruar të ikte nga Shqipëria. Ai po punonte për një grup që të shlyente borxhin”, tha Fraser.

Artikulli paraprakSKANDAL NË FUTBOLLIN BELG, NË PRANGA DY PERSONA
Artikulli tjetërPAPA FRANÇESKU: KSENOFOBIA, SI NË KOHËN E HITLERIT