Modelja e njohur, Tereza Hluskova është dënuar me tetë vjet e tetë muaj burg për përfshirjen në trafikun e drogës.

Gjykata në qytetin lindor Lahore, kryeqyteti i provincës Punjab e dha vendimin të mëkurën. Modelja Hluskova u kap vitin e kaluar me 19 kilogramë heroinë në aeroportin e Lahore.

Ajo po udhëtonte drejt Irlandës nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe. Dënimi i saj përfshin dhe një gjobë prej 800 dollarësh.

Mediat e huaja kanë publikuar disa imazhe të modeles duke dalë me lot në sy nga gjykata.

Artikulli paraprakMBYTET TRAGETI, RRETH 66 TË VDEKUR NË MOSUL
Artikulli tjetërAKSIDENTI ME 9 TE PLAGOSUR ,VDES 18 VJEÇARJA