Hetimet per sasinë e drogës së kapur një ditë më parë në Durrës po vijojnë me intensitet.

Mësohet se Bledar Shqarthi, 29-vjecari që u arrestua mbrëmjen e 6 janarit 2019 për sasinë e drogës që u gjet në kamionin që drejtonte, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë. Ai ka marr përsipër posedimin e katër kiligramëve heroine duke mos zbuluar bashkëpunëtorët.

Nga të dhënat paraprake, 29-vjeçari u është përgjigjur vetëm pyetjeve që kishin të bënin me gjeneralitetet e tij, vendbanimin si dhe kompaninë ku punonte prej disa kohësh.

Ndërkohë, ai ka kërkuar avokat dhe ka pohuar se pa praninë e tij nuk do të fliste më tej. Shqarthi nuk ka pranuar të tregojë ku ka siguruar lëndën narkotike, duke theksuar se e kishte blerë tek disa persona që nuk mund ti identifikonte dot.

“Shoferi ka marr përsipër posedimin e drogës por nuk pranon të jap detaje të tjera. Ai thotë se heroinën e ka blerë tek disa persona që nuk mund ti identifikojë. Ai nuk pranon të bashkëpunojë me hetuesit”,- thanë burime nga grupi hetimor.

Hetuesit thonë se pavarësisht se 29-vjeçari nuk pranon të japë detaje rreth grupit kriminal, kemi informacione dhe shumë shpejt do të arrestojmë bashkëpunëtorët e tij. Agjentët e Antidrogës e kishin mbajtur nën survejim 29-vjeçarin dhe kanë informacione për fuksionimin e këtij grupi ktiminal.

Sipas hetuesve, lënda narkotike qe kishte destinacion Italinë në tregun e lirë kushtonte 80 mijë euro. Sakaq, të njëjtat burime thanë se Bledar Shqarthi ka kryer rolin e korrierit dhe për një rrugë paguhej rreth 2 mijë euro.

Droga u zbulua nga qeni Antidrogë në një kamion me targa AA 519 TJ që priste të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Artikulli paraprak5 TË PLAGOSUR SHQIPTARËT RRAHIN PERUANËT E RUMUNËT
Artikulli tjetërPETRIT VASILI: KLP NDALU ME PALIGJSHMËRINË DHE KAPJEN