Një korrier droge dhe emigrant i paligjshëm është vënë prapa hekurave dje në Britani, sepse po drejtonte një “Mercedes” të pasiguruar.

Prokurori Rob Galley tha se kur Policia e North Yorkshire e çoi 33-vjeçarin Shkëlqim Meta në rajonin për të diskuar shkeljen në trafik, ata ndien erën e drogës dhe kontrolluan makinën.

Brenda saj gjetën 7.32 kg kanabis me blerë 70 mije paund nëse do të shitej ën rrugë.
Meta ishte dënuar për një dokument falso emigracioni në mars, duke drejtuar një makinë pa sigurim dhe pa patentët.

Philip Sander, mbrojtësi, tha se Meta kishte qënë në Britani për 6 vjet dhe punonte në larjen e makinave dhe punë të tjera ku paguhej me para në dorë jashtë vëmendjes së policisë.“Ai mund të dëbohet në çdo moment si një emigrant ilegal”, tha ai.

Meta që jetonte në Gloucester me origjinë nga Shqipëria, u shpall fajtor për zotërim kanabisi me qëllim furnizimin e të tjerëve, për drejtim makine pa sigurim dhe pa patentë.
Metës iu dha një dënim prej 9 muajsh burg dhe iu ndalua drejtimi i makinës për 15 muaj e gjysmë.