Një 26-vjeçar shqiptar, emigrant i paligjshëm në Angli, është dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata Kingston Crown për trafik kokaine.

S.S u kap me 26 shtator të vitit të shkuar me 9.5 kg kokainë me një vlerë prej afro 1 milion paund. Ai po udhëtonte me një makinë përgjatë rrugës “Bowes Road”, në veri të Londrës kur edhe u ndalua nga policia.

Gjatë kontrollit të automjetit, 26-vjeçarit iu gjet 1 kg kokainë me vlerë 100,000 paund.

Policia ushtroi kontrolle edhe në banesën e shqiptarit ku iu gjetën dhe sekuestruan edhe 8.5 kg kokainë me vlerë rreth 800,000 paund.

Siç raportojnë mediat britanike, i riu shqiptar u gjet fajtor dhe u dënua në Gjykatën Kingston Crown me 12 vjet burg.

Pas dënimit të tij, ai do të deportohet në Shqipëri.