Krimet e Rënda kanë dënuar me 10 vite burg Suedezin e arrestuar Sebastian Vall . Ai përdori Shqipërinë si tranzit për të trafikuar 19 pistoleta nga Kosova për në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit.

Vall u ndalua në gusht 2018 teksa kamuflohej si pasagjer në autobus. Ai , ka thënë në gjyq se puna e tij ishte vetëm transporti i këtyre armëve.Ai kishte hipur në autobusin e linjës Ferizaj – Gjermani, si një pasagjer i zakonshëm!

Por kur ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, 21 vjeçari suedez Sebastian Richard Vall nuk ka rezultuar të jetë i tillë. Të fshehura në një çantë, policia e kufirit dhe migracionit i gjeti plot 19 pistoleta “Ekol Special 99” të kalibrit 9 milimeter.

“Në PKK Muriqan në dalje gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21 – vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65” informoi policia e Shkodrës.

Destinacioni final i tyre mësohet se ishte Gjermania, por i riu kur është marrë në pyetje nga policia nuk ka dhënë detaje se për çfarë qëllimi po transportonte pistoletat atje. Detaji i vetëm që ka dhënë është se i ka blerë në Kosovë, por për to nuk disponon asnjë dokument.

Artikulli paraprakLEZHË, PLAGOSET ME ARMË 27-VJEÇARI
Artikulli tjetërVATËR ZJARRI MBI RRUGËN E SHIROKËS