Janë bërëv publike te dhenat e çiftit që u kap pak ditë më parë në Itali duke transportuar në çantat e tyre 5 kilogramë kokainë.Ata po vinin nga Barzili.

Indrit Cahani i lindur në 11.01.1997 në Has dhe Nertila Zeneli e lindur në 19.06.1989 janë dy të rinjtë e arrestuar në Itali.

Çifti u kap me 5 kg drogë në Itali teksa po kthehej nga muaji i mjaltit në Brazil, gjasa për të marrë drogën dhe transportuar atë në Shqipëri.Dy personat që shihni në foto (çifti i sapomartuar) kanë luajtur rolin e korrierit të drogës së bllokuar në Romë.

Si ka ndodhur ngjarja
Cifti shqiptar ishte kthyer nga udhëtimi i mjaltit në Brazil. Policia ka ngritur dyshimet teksa ka vënë re sjelljen jo normale të tyre qysh në pyetjet e zakonshme gjatë kontrollit të dokumentacionit.

Gruaja ka rrëfyer menjeherë se është shtatëzënë duke shfaqur ekografinë e fëmijës e duke u shprehur se është në rrezik dështimi për të larguar vëmendjen e policisë kufitare.
Menjëherë policia ka vijuar me kontrollin e valixheve të çiftit. Brenda tyre janë gjetur fshehur disa pako me rreth 5 kg kokainë e pastër.

Sipas autoriteteve italiane kjo sasi drogë do të sillte përgatitjen e mbi 100 000 doza kokainë me vlerë përfitimi shume ta madhe.