Policia e Shkodres dhe Malesise se Madhe kane kapur 80 kilogram droge e dyshuar si e llojit canabis sattiva. Policia arrestoi 6 shtetas: Kristian Butaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazer Murçaj, Lavdrim Nikaj, Ndue Milaj.

Keta shtetas u arrestuan ne Tamare te Malesise se Madhe ne afersi te nje pike kufitare duke tentuar ta transportojne sasine e droges drejt Malit te Zi. Keta persona dyshohen si nje grup qe mundesonin transportin e droges.

Arrestimi i tyre u be pas informacioneve ne rruge operative dhe nje hetimi disa mujor permes metodave speciale.