Një shtetas shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga patrulla pasi gjatë kontrollit u janë gjetur 9 doza kokainë.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e italianit me iniciale S.P., 57-vjeç dhe shqiptarit, 25-vjeç, u gjetën edhe 70 gram marijuanë dhe 6 fishekë për pistoletë, në tubat e kullimit të banjës.

Pas ndalimit nga policia, shqiptari u dërgua në burgun e Materas ku edhe do të presë ditën që do të dalë para gjykatës për të mësuar dënimin e tij, ndërsa ndaj italianit u vendos masa “arrest shtëpie”.

PUBLICITET