Dy peshkatarë u mbytën një ditë më parë në liqenin e Bradomirës në Pogradec, teksa kishin dalë për të peshkuar. Viktimë mbetën Arben Pupa, 50 vjeç, banues në fshatin Bletas,

trupi i të cilit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit si dhe Ramazan Kojtari, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë. Për këtë të fundit vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në liqenin e Bradomirës ka mbërritur një ekip polumbarësh të RENEA-s të cilët po kërkojnë trupin e pajetë të 56-vjeçarit në ujërat e liqenit.

Dy peshkatarët kishin dalë për të peshkuar në liqenin me një varkë. Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë mbingarkesa duke bërë që varka të fusë ujë dhe për të rrjedhojë të përmbyset bashkë me dy peshkatarët.

PUBLICITET