Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë pretencën për stomatologen Olesia Duka, e cila akuzohet për mashtrim.

Në fund prokurori Madrid Kullolli ka kërkuar 15 vite burg për stomatologen.

Duka ka pranuar gjykimin e shkurtuar duke përfituar ulje me 1/3, ndërsa pritet vendimi nga gjykata për dënimin. Pretenca është dhënë në mungesë të sajë, pasi nuk ka qenë në sallën e gjyqit.

Stomatologia Olesia Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018 rezulton të ketë mashtruar 14 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove.

Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash.

Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.