Dy fëmijë nga fshati Kastriot i Dibrës kanë humbur kontaktet me familjen që prej orës 15:00 të kësaj të premte.

Sipas familjarëve, dy fëmijët të klasës së gjashtë janë nisur për në bjeshkët e Korabit dhe nuk janë kthyer më dhe nuk kanë pasur komunikim me ta.

Familjarët kanë bërë denoncim në polici, e cila ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre