“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”. Është ky reagimi i ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt një ditë pas protestës së banorëve të Astirit kundër

projektit të Unazës së Re. Banorët protestues ju drejtuan me fjalët “Shame on you” (Turp për ju) ambasadorit i cili ishte duke kaluar në trotuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ishin arrestuar nga policia disa protestues që mbrëmë bllokuan rrugën, mes të cilëve edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Ambasadori teksa ishte duke ecur ngriti gishtin e mesit ndaj protestuesve, por një ditë pas këtij gjesti, ai ka kërkuar ndjesë publike duke thënë se e respekton të drejtën e qytetaëve për të protestuar paqësisht. Arrestimet e protestuesve janë bërë nga policia e Tiranës për shkak të bllokimit të rrugës, një vepër dënimi i së cilës është ashpërsuar në Kodin Penal i votuar së fundi në Kuvend.

Reagimi ne Twitter i ambasadorit
Banorët, mbështetur edhe nga ish-deputetë të opozitës ishin vendosur nga Unaza e Re tek Policia e Tiranës për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar.

Teksa dy ditë më parë protestuesit ju bindën policisë duke mos bllokuar rrugën dhe e zhvilluan protestën në trotuar, mbrëmjen e djeshme lideri demokrat Lulzim Basha i cili doli i pari në mes të rrugës duke marrë edhe mbështetjen e banorëve që bllokuan njërin kahë të kalimit të automjeteve.

Artikulli paraprakE MOSHUARA NGA GURI ZI I KËRKON NDIHMË KRYEMINISTRIT
Artikulli tjetërKANALI VADITËS I MJEDËS ME MBETURINA