Ka ndërruar jetën në Spitalin e Traumës 68-vjeçari i cili u aksidentua nga një makinë teksa po udhëtonte me biçikletë.

Policia bën të ditur se në pranga u vu 25-vjeçari me iniciale R.A me banim në Laprakë.
“Duke drejtuar mjetin tip “Vol¬ksëagen” i riu ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Artikulli paraprakBERISHA: RAMA XHELAT I FJALËS SË LIRË, ARMIKU MË I EGËR I NJERIUT
Artikulli tjetërALESIO DHE AURELI NISIN DITËN E PARË TË MËSIMIT NË SHKOLLËN E RE NË KAMËZ, RAMA I SHOQËRON: DO T’JU NDJEK DERI NË FUND!