Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj njoftoi sot rikthimin në detyrë të policit Nebi Hyskaj, i cili u plagos nga bandat kriminale në trazirat e ndodhura në vend në vitin 1997.

Ai është dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” dhe sipas Lleshaj u lirua nga detyra që nga viti 2009.

“Nebi Hyskaj, i plagosur në përpjekje me bandat kriminale në ‘97, dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, i liruar e harruar që nga 2009, u rikthye në Policinë e Shtetit.

Punë të mbarë Nebiut e mirënjohje të përjetshme për shokët e tij që dhanë jetën për Shqipërinë”, shkruan Lleshaj.

Nebi Hyskaj ishte plagosur rëndë gjate një përballje me bandat e grabitësve në vitin 1997, dhe ishte i vetmi i mbijetuar i asaj ngjarjeje, ku humbën jetën 3 punonjës policie të tjerë.

Artikulli paraprakKUNATI PRANON KRIMIN, TREGON PSE E VRAU GRUAN E VËLLAIT TË NDJERË
Artikulli tjetërSHKARKIMI I ANËTARES SË KLP-SË, ANËTARI I KOMISIONIT TË MONITORIMIT: VENDIMI KA KRIJUAR PANIK