Është liruar biznesmeni grek që u rrëmbye 7 ditë më parë në portin Themistokleu ne Pire.

Sipas policisë nuk është kërkuar asgjë në këmbim për lirimin e Nikos Mavrikos.

Mavrikos u lirua rreth orës lokale 12.22 të premten. Ai u dorëzua në mënyrë të sigurtë dhe tani ndodhet në shtëpinë e tij, raporton Zougla.gr.
Sipas medias greke biznesmeni është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai u rrëmbye nga katër persona paraditen e 27 dhjetorit. Autorët ishin veshur me uniformë të forcave speciale greke dhe e futën biznesmenin në një makinë tip Volsvagen.

Biznesmeni i rrëmbyer ishte në mbikqyrje për të paktën 5 vite për përfshirjen e tij në rrethin e trafikut të cigareve, por asnjëherë ndaj tij nuk ishin ngritur akuza.

PUBLICITET