Mbrëmjen e së dielës, 3 të rinj nga Korça dhe një fëmijë mbetën të bllokuar në Dardhë, në kilometrin 11, pasi makina e tyre shkau në kanal.

Fatmirësisht, ata nuk pësuan gjë, por ora e vonë dhe moti i ftohtë qe rrezik i dytë për jetën e tyre dhe sidomos të voglin që mbanin në krahë.

ARRSH njoftoi se u vu në dijeni kontraktori i aksit Korçë-Dardhë, përgjegjësi rajonal i Korçës, Genti Pere, që bëri të mundur hapjen e rrugës dhe kthimin e qytetarëve në shtëpi.

lidhur me rastin, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore i bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve ë të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe të kenë shumë kujdes në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

Artikulli paraprakE DËNUAR 10 VJET NË ITALI, ARRESTOHET GRUAJA 41 VJEÇARE
Artikulli tjetërMBËRRITJA E DËBORËS, NISIN PROBLEMET ME ENERGJINE