Dy shtetas, burrë dhe grua janë arrestuar nga policia pasi u shisnin përdoruesve të drogërave të forta medikamente anestezik për kafshët.

Në pranga përfunduan Telha Kokunja, 52 vjeç, si dhe Shpresa Kokunja, 49 vjeçe, banuese në Tiranë (burrë dhe grua). Policia thotë se ka sekuestruar në total 30 shishe me ketaminë.

“Këta shtetas në farmacinë e tyre veterianare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta ketaminë (medikament anestezik për kafshët)”, sqaron policia.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e tyre u arrestua edhe shtetasi Andi Baxhija, 18 vjeç, banues në Allias, i cili u kap në flagrancë duke blerë një shishe ketaminë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.