Besa Nikëhasani, Prokurorja e Apelit Shkodër e shkarkuar nga KPK, po e kërkon në Gjykatën e Strasburgut të drejtën e saj.

Ndërkohë kjo gjykatë ka adresuar disa pyetje nëse procesi i rivlerësimit ndaj prokurores ka qenë i drejtë, dhe nëse janë vënë në dispozicion të gjitha mjetet juridike të ankimimit.

Ndërkohë, edhe pas apelimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimt.

Prokurorja e larguar si pasojë e Vetingut, Besa Nikëhasani i është drejtuar gjykatës së Strasburgut për shkarkimin e saj. Në kushtet kur edhe ankimimi i saj u hodh poshtë, Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut i ka adresuar organeve te vetingut në Shqipëri disa pyetje për rastin konkret.

Një ndër pyetjet lidhet me faktin nëse procesi i rivlerësimit ndaj prokurores ka të bëjë me të qenurit një proces i drejtë gjyqësor në përputhje me nenin 6 të Konventës?

Gjykata e Strasburgut adreson edhe pyetjen nëse ka pasur një ndërhyrje në të drejtën e ankuesit për respektimin e jetës së tij private sipas nenit 8 të Konventës për shkak të shkarkimit nga posti i Prokurorit.

A ka pasur në dispozicion ankuesi një mjet juridik efektiv vendas për ankesën e sipërpërmendur sipas nenit 8, siç kërkohet me nenin 13 të Konventës, vijon më tej pyetjet gjykata e Strasburgut.

Prokurorja e Apelit Shkodër u shkarkua pasi nuk kaloi procesin e vetingut. Sipas vendimit, ajo rezultoi se kishte probleme me mos justifikimin e 2 apartamenteve, dy garazheve, dhe një makinë.

Edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Besa Nikëhasani nuk është e vetmja që i është drejtuar gjykatës së Strasburgut.

Padi të tilla në Strasburg kanë bërë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë që janë shkarkuar nga vetingu, mes të cilëve është edhe prokurorja Rovena Gashi.

Artikulli paraprakSTAR TREND – SEDMIR SELMANI
Artikulli tjetërVRAU KOLEGUN E PUNËS NGA PAKUJDESIA, GJYKATA LË NË BURG 25-VJEÇARIN