Pas shkarkimit nga Vettingu të kryetarëve të gjykatave në Pukë, Berat dhe Korçë, në kryeqytet ka nisur mbledhja e KLGJ-së për zëvëndësimin e tyre.

Mbledhja drejtohet nga kryetarja Naureda Llagami e zgjedhur një ditë më parë, ndërkohë që prezentë janë edhe të 11 anëtarët.

Por pa asnjë shpjegim, media nuk është lejuar që të jetë e pranishme në sallë, në një kohë kur një ditë më parë u lejua në krijimin e KLGJ-s. Sipas ligjit,mbledhjet e KLGJ-së janë publike dhe të hapura për mediat.

Kreu i Gjykatës së Pukës, Izet Kadana u shkarkua ditën e djeshme pasi ONM e denoncoi për 19 sms kërcënuese ndaj një qytetareje, e cila ishte shmangur nga gara për një vend pune, të cilën e kishte fituar bashkëshortja e gjyqtarit.

Ditën e sotme për probleme me pasurinë dhe figurën u shkarkuan edhe drejtuesit e gjykatave të Korçës dhe Beratit, Admir Belishta dhe Agron Vavla.

PUBLICITET