Eurodeputetja, Eleni Theocarus, e quajti titull nderi shpalljen “non-grata” nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë pas retorikes antishqiptare të shfaqur gjatë rastit të Kacifas, por mesa duket “nderi” që i ka bërë Shqipërie qipriotes është shumë i vogël në krahasim me nderin e disa vendeve të tjera.

Masa drastike e marrë nga shteti ynë, nuk është e para në karrierën 17-vjeçare të saj. 65-vjeçarja u arrestua nga ushtria turke në vitin 2011, saktësisht në mars, teksa po zhvillonte një vizitë në Qipro në disa ndërtesa fetare. Bashkë me të u vunë në pranga edhe tre kolegë të saj.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur eurodeputetja me pikëpamje ekstremiste, vihet nën akuzë. 6 vite pas kësaj ngjarjeje, në vitin 2017 Azerbajxhani ka lëshuar një arrest ndërkombëtar për të që ishte mes 100 vëzhguesve nga 30 vende gjatë referendumit.

Kërkesa në fakt nuk u pranua nga Interpoli dhe ajo u shpëtoi prangave.
Sipas mediave të huaja, të dyja rastet kanë të bëjnë me deklaratat dhe shfaqjet e saj ekstremiste. E lindur në vitin 1953 dhe me profesion kirurge, ajo në 2016 doli kandidate e pavarur duke bashkëpunuar hapur me grupet nacionaliste greko-qipriote.

Eleni Theocarus u shpall non grata nga ministria e Jashtme e Shqipërisë me kërkesë të Ministrisë së Brendshme për deklaratat e saj ekstremiste për vrasjen e Kostandinos Kacifas nga forcat RENEA shqiptare. Ajo tha se për këtë gjë do e çojë zërin edhe në parlamentin evropian, ndërsa Shqipërinë e quajti “vend nën regjimin diktatorial të Edi Ramës”.

Artikulli paraprakAKSIDENTUAN PËR VDEKJE BABË E BIJË, GJYKATA LË NË BURG DY TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërSEKSERI I CEZ, PËRGJIGJIA NGA KOSOVA: NUK E GJEJMË NË TERRITORIN TONË