Gjykata Administrative rrëzon urdhërat e kryeprokurores Arta Marku për transferimin pa pëlqim në Berat dhe Pogradec të ish-drejtuesit të krimeve të rënda Besim Hajdarmataj dhe prokurorit Olsian Cela.

Vendimet sipas burimeve nga gjykata janë dhënë të martën dhe të mërkurën në mesditë ku proceset janë iniciuar nga Cela dhe Hajdarmataj. Administrativia i ka cilësuar transferimet pa pëlqimin e prokurorëve si të padrejta.

Vendimi i dhënë për Besim Hajdarmataj është dhënë nga gjyqtari Avni Sejdi, ndërsa gjyqtarja Afërdita Maho ka dhënë vendimin për Olsian Çelën.
Ndërsa për procesin e nisur nga prokurorja Sonila Muhametaj ende nuk ka një vendim.

Këta prokuror u transferuan pasi u konsideruan ‘’rebelët” që refuzuan të marrin përsipër të përfaqësojnë prokurorinë në procesin ndaj Emiliano Shullazit.

Pas transferimit Hajdarmataj dhe Cela shkuan të punonin në Berat e Pogradec ndërsa Muhametaj u rikthye në Tiranë.

Mbetet për tu parë nëse kryeprokurorja do të tërheqë urdhërin për t’i rikthyer pranë Krimeve apo do të ankimojë këtë vendim në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Artikulli paraprakGJENDET I VDEKUR NË BURGUN GREK, I RIU SHQIPTAR
Artikulli tjetërPËRLESHJE ME ARMË ZJARRI NË NJË BANKË NË KOSOVË, VRITET HAJDUTI, PLAGOSET POLICI