Kazanët e mbeturinave në zonën e ish-bllokut janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm duke shkaktuar tym dhe flakë dhe ndotur ambientin. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara

nga zjarri janë përfshirë tre kazanë plehrash në një prej rrugëve kryesore të zonës së ish-bllokut në kryeqytet.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Mësohet se flakët kanë rrezikuar edhe disa automjete të parkuara aty pranë.

Për shuarjen e zjarrit është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në pak minuta.

Artikulli paraprakDHUNOHET DHE GRABITET KAMBISTI NË TIRANË, NGJARJA 100 M LARG KOMISARIATIT TË POLICISË
Artikulli tjetërAMBASADA E SHBA-SË SULMOHET NGA NJË GRUP ANARKIST GREK, ARRESTOHEN TETË PERSONA