Avokatët në qytetin e Elbasanit do të bojkotojnë proceset gjyqësore për pesë ditë në shenjë proteste pas vrasjes së kolegut të tyre Ravik Gurra ditën e premte në mbrëmje në qendër të qytetit.

Ata u shprehën se ndihen të rrezikuar dhe të pambrojtur. “Ky ishte një veprim nga dora kriminale ndaj kolegut tonë. Bojkot proceseve gjyqësore në Elbasan. Ndihemi të rrezikuar” u shpreh Hysen Kovaçi.

Ndërkohë ditën e premte në mbrëmje, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia deklaroi se sot do të diskutohet vendimi për t’u bojkotuar të gjitha gjyqet në vend.

Ravik Gurra, mbrojtësi ligjor i Çapajve, fisit të njohur në Elbasan, u ekzekutua me silenciator me dy plumba në kokë teksa ishte ulur në një lokal duke pirë kafe shumë pranë qendrës së qytetit.

Autorët kanë qenë dy. 50-vjeçari me shtetësi angleze bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen mafioze.

Artikulli paraprakZBULOHEN HARTAT E PERCEPTIMIT TË KOHËS NË TRURIN E NJERIUT
Artikulli tjetërPERKUJTOHET 74-VJETORI I VRASJES SE PREK CALIT