Ditën e mërkurë në aeroportin “Nënë Tereza” pritet të mbërrijë në Shqipëri trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën 3 ditë më parë.

Trupi i ushtarakut do të vijë në atdhe me avion ushtarak, e ndërsa homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e enjte.

Sot, kolegët e tij i dhanë lamtumirën shokut të tyre të rënë në krye të detyrës në një ceremoni të zhvilluar në bazën Adazi, ku shërben kontingjenti shqiptar.

Tanushi nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në Letoni. Prej 7 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Rigës në gjendje të rëndë, e ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, më 10 maj.

Artikulli paraprakMETA VIZITË NGUSHËLLUESE NË FAMILJEN E KOMANDANTIT QË VDIQ NË LETONI
Artikulli tjetërNISEN PROTESTUESIT NGA SHKODRA DREJT TIRANES, KRYETARI I PD-SË NË SHKODËR: POLICIA TË NDALOJË ARRESTIMET E PROTESTUESVE