Një operacion i gjërë për të goditur krimin e organizuar e ka çuar policinë britanike në shtatë shtëpi, ku u gjetën 500 mijë paund kanabis dhe u bënë 5 arrestime.

Katër nga të arrestuarit ishin shqiptarë dhe zbulimi u bë pasi një helikopter që përdorte teknologjinë e kërkimit të nxehtësisë, zbuloi gjashtë ferma kanabisi.

Bastistja e fermave, të gjitha në zonën e Peterborought, u pasua nga një numër urdhrash për arrestime në qytet, të premten, mëngjesin e 1 shkurtit.

Rreth 50 oficerë policie në Peterborought, të mbështetur nga kolegë të departamenteve speciale dhe emigracionit, hynë në të shtatë adresat e dhëna në zonën Bretton në kuadrin e goditjes së rrjeteve të drogës të grupeve të krimit të organizuar.

Më shumë se 571 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje u konfiskuan me një vlerë prej 500 mijë paundësh; dy kilogramë ishin në gjendje të thatë.

Pesë burrat e arrestuar ishin të moshave 19, 22, 23,27 dhe 49 vjeç. 19-vjeçari dhe 49-vjeçari janë lëshuar, por do të jenë në hetim.

Të arrestuarit janë: A. Pepaj, 22 vjeç, nga Brookfurlong, Bretton, i akuzuar për mbajtjen e dokumenteve të rreme të identifikimit. K. Lezhaj, 27 vjeç, nga Swanspool, Bretton dhe S.l Sakuta, 23 vjeç, nga Drayton, Bretton, të dy të akuzuar për prodhim kanabisi.

Artikulli paraprakGJENDET NË FUND TË DETIT AVIONI I FUTBOLLISTIT TË ZHDUKUR
Artikulli tjetërHEROINA NË HAS, BIZNESMENIT ADMIR HOXHA I SEKUESTROHET HOTELI NË RINAS