31 vjeçar ja shqiptare, e identifikuar si Aurora Mici, e humbur në kufirin greko – shqiptar, u gjet në Metaxourgeo. Aventura e 31-vjeçares, Aurora Mici, shkruan Zougla. gr, e cila u zhduk ne Krystallopigji, më në fund përfundoi.

Ajo u zhduk ne 17 dhjetor në Krystallopigji duke u kthyer nga Shqipëria për në shtëpinë e saj ne Pylaia, Selanik. Menjëherë policia greke vuri në lëvizje kërkimin e saj pas kërkesës së familjarëve.

Të hënën në mëngjes Shërbimi Social i Organizatës Vullnetare mori një telefonatë nga një qytetar që e njohu atë duke u endur në Athinë, në zonën Metaxourgeio dhe beri thirrje për veprim te menjëhershëm. Tanimë zonja Mici i është kthyer familjes se saj.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA KAPËRCEN SERBINË, I SHET MË SHUMË MALLRA KOSOVËS
Artikulli tjetërDËBORA, THETHI VIJON I BLLOKUAR PREJ DY JAVËSH DHE PA DRITA, BANORËT APEL SHTETIT: HAPNI RRUGËN