Në vitin 1942, Marselinë Udri Dymulin u bë jetime pasi dy prindërit e saj u zhdukën.

Sot 79 vjeçe, në atë kohë ishte vetëm katër vjeç kur prindërit dolën nga shtëpia dhe nuk u kthyen më.

Më 15 Gusht 1942, ata ishin nisur për te shtëpia e tyre në Vale, Zvicër, që të milnin lopët, por nuk i pa më njeri.

Por kohët e fundit, një punonjës i një resorti skish gjeti trupat e çiftit, dhe akulli i kishte ruajtur kufomat pa u prishur shumë.