Pasi morën rrugë të ndryshme për sistemin VAR, duket se ka paqe mes UEFA-s dhe FIFA-s në lidhje më një rregull të rëndësishëm që po përdoret në këtë Botëror.

Në Nyon është vendosur të përdorin zëvendësimin e katërt gjatë kohës shtesë të ndeshjeve me eliminim direkt duke filluar që nga sezoni i ardhshëm i Champions League, Europa League dhe Superkupën e Europës.

Ky rregull vlen edhe për Champions League-ën e femrave, Europianin 2021 të fermave dhe Euro 2020 të meshkujve.

Kështu, pranohet vija e punës e presidentit Infantino, e adoptuar menjëherë nga trajnerët e skuadrave që luajnë në Botëror, që kanë përfituar nga një rregull që jep mundësinë e përdorimit të forcave të freskëta në 30 minutat e shtesës para ekzekutimit të mundshëm të penalltive.

Artikulli paraprakMBAN PENG PREJ 6 MUAJSH 17 VJEÇAREN, ARRESTOHET
Artikulli tjetërVRASJA E DY KUSHËRINJVE SHQIPTARË KËRKOHET BURG PËRJETË PËR AUTORET