LAUSANNE, SWITZERLAND - JANUARY 24: The UEFA Nations League Trophy after it was unveiled during the UEFA Nations League Draw on January 24, 2018 in Lausanne, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

Kur kanë mbetur për tu zhvilluar fazat gjysëmfinale të kompeticionit më të ri të saj, Liga e Kombeve, UEFA ka njoftuar se do të rrisë pagesat për skuadrat që do të garojnë në edicionin e radhës, i cili filloi në shtator.

Një rritje prej 50% prej fitimeve të tanishme, që u janë dhënë të 55 skuadrave kombëtare.

Në edicionin e shkuar, fituesi në Ligën A ka përfituar 1.5 milionë euro, teksa nga sezoni i ardhshëm do të grumbullojë plot 2.25 milionë. Liga B përfitoi 1 milionë euro, ndërsa nga ndarja e re do të shtohen edhe 500 mijë euro të tjera. Liga C,

aty ku do të garojnë Kosova dhe Shqipëria do të përfitojnë plot 1.125 mijë euro nëse fitojnë grupin. Shifër modeste për ata që garojnë në Ligën D, me fituesin e saj që do të grumbullojë 750 mijë euro.

Rritje kanë pësuar edhe fazat tjera të kompeticionit. Fituesi përfiton 6 milionë euro. Vendi i dytë merr 1.5 milionë më pak, teksa vendi i tretë shpërblehet me 3.5 milionë euro. Edhe vendi i katër përfiton nga kjo skemë. Rreth 2.5 milionë euro për kombëtaren që zë vendin e katërt në Ligë.

Kjo do të thotë se fitues i grupit të Ligës së Kombeve, pas turneut final, do të marrë 10.5 milionë euro. Liga e Kombeve ka zëvendësuar miqësoret e shumta të kombëtareve anëtare të UEFA-s. Shoqatat kombëtare, trajnerët, lojtarët dhe tifozët ishin të mendimit se një 90 minutësh miqësor nuk ka konkurrencë adekuate për ekipet kombëtare.

Vendimi për të rritur pagesën e solidaritetit dhe bonuseve është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe është bërë i mundur nga situata financiare e ngurta e UEFA-s, e cila u ndihmua pjesërisht nga fitimet nga UEFA EURO 2016 që ishin lënë mënjanë për investimet e ardhshme.

Artikulli paraprakSHKRUMBOHET NDËRTESA 6-KATËSHE NË LONDËR, PANIK TE BANORËT
Artikulli tjetërNGACMONTE SEKSUALISHT VAJZAT E REJA, ARRESTOHET 34-VJEÇARI SHQIPTAR