Vllaznia U-19 nuk ia ka dalë që të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e vlefshme për “Uefa Youth League”. Kuqeblutë janë mundur 1-3 në ndeshjen e luajtur me Astana në Kazakistan.

Shkodranët humbën me këtë rezultat në ndeshjen e parë edhe në Moldavi. Skuadra e të rinjve të Vllaznisë nuk e ka nisur mirë lojën sepse që në minutën e 2-të ndëshkohen me një

penallti pasi mbrojtësi Lekaj gabon duke dashur që të largojë topin pengon sulmuesin Propopenko brenda zonës dhe vendasit kthejnë në gol penalltinë.

Kjo nisje aspak e mirë që në minutat e para ndikon tek lojtarët e Vllaznisë të cilët nuk arrijnë që të përqendrohen siç duhet në fushën e lojës.

Pas vetëm 8 minutash Astana realizon golin e dytë dhe përsëri autor është sulmuesi Propopenko i cili çon ekipin e tij në avantazhin e dy golave në vetëm 10 minuta lojë.

Pas pësimit të dy golave shkodranët mundohen të reagojnë me anë të Ndrecës, Qardakut dhe Palushanit por pa gjetur golin edhe pse në minutën e ’41 ka një shans të mirë. P

jesa e dytë nis sërish me gol për vendasit duke bërë që Vllaznia pas golit të tretë të humb të gjitha shpresat. Në minutën e ’53 Astana realizon golin e tretë me anë të Zhakipbajev i cili praktikisht mbyll ndeshjen.

Për të mos mjaftuar Vllaznia në minutën e ’86 mbetet me 10 lojtarë sepse Lekaj merr kartonin e dytë të verdhë dhe del me të kuqe. Vllaznia në minutën e ’90 shënon golin e nderit

me anë të Qardakut duke hapur sado pak një shpresë për takimin e kthimit që do jetë në Shkodër edhe pse duke tejet e vështirë pas fitores së parë në shifrat 3-1 nga Astana.

Artikulli paraprakRIORGANIZIMI I PD NË MALËSI TË MADHE
Artikulli tjetërSELFIE-T, BEFASON STUDIMI , 259 VIKTIMA NË 6 VITE