UEFA ka zgjedhur golin më të bukur të sezonit në ligën kryesore të futbollit në Evropë, Champions Leagues. Cristiano Ronaldo me golin e tij ndaj Juventusit u shpall fitues. Sulmuesi portugez u shpall fitues me golin e bukur me gërshërë kundër Juventusit.

Ronaldo realizoi në mënyrë të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë çerekfinale në Torino.
Ronaldo sot është futbollist i Juventusit ku u transferua nga Real Madrid.

Duket pak ironike, ndërsa futbollisti më i mirë në botë, i cili vetëm pak kohë më parë ka firmosur me Juventus, të zgjidhet me golin më të bukur të bërë kundër skuadrës me të cilën ndodhet aktualisht.

Christiano Ronaldo është transferuar tek Juventus për 100 milionë euro.