Rikthimi në efiçencë të plotë i aseteve brenda qytetit por edhe në ish- komunat që i janë bashkuar, është një nga prioritetet e Bashkisë së Shkodrës.

Ka nisur puna për rikonstruksionin e ndërtesës së ish- Policisë së Qytetit,ose sic njihet tek Aluizni, e cila do të vihet në dispozicion të Ujësjellës- Kanalizime Shkodër.
Ndërtesa por edhe territori përreth saj është në një gjendje tejet të amortizuar dhe është për tu kryer një volum i madh pune për vënien në eficençë të saj.

Megjithatë, tani po punohet për hartimin e një projekti të plotë për rehabilitimin e saj dhe të mjediseve përreth për ti vënë në shërbim të plotë të qytetarëve.