Furnizimi me uje te pijshem dhe vendosja e matesve eshte nje prioritet i bashkise Vau i Dejes.

Ne kete kuader eshte bere nje inspektim ne lagjen e pallateve ku eshte konstatuar nje situate kritike. Gentian Ndoj sekretari i keshillit bashkiak Vau i Dejes tha se kjo zone do plotesohet me 300 mates te ujit te pijshem teksa i kerkoi banoreve te mos shperdorojne ujin ne keto dite te nxehta vere.

Ujematesit jane nje mungese e cila eshte konstatuar ne lagjen e pallateve, ndersa furnizimi me uje te pijshem vecanerisht ne katet e siperme mbetet problematik.

E megjithate nga ana e Bashkise Vau i Dejes eshte premtuar se do punohet me ritme te shpejta ne menyre qe brenda pak ditesh banoret te konstatojne nje ndryshim rrenjesor sa i takon kesaj nevoje jetike.