Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Dimcë të Komunës së Hanit të Elezit. Aty një ujk kasulmuar fëmijët e këtij fshati. Si pasojë lëndime të rënda ka marrë një nga fëmijët e fshatit, i cili tashti po trajtohet në QKUK në Prishtinë.

Ekrem Sumës, banor nga fshati Dimcë, njëherësh dëshmitar i rastit, ka thënë se rasti ka ndodhur në orët e pasditës së djeshme, kur ujku ka sulmuar fëmijët në një rrugicë mali, pothuaj se në fshat, me ç’rast më së keqi ka pësuar njëri nga fëmijët më të vegjël, i moshës 5-vjeçare.

Ai tha se në momentin kur ka dëgjuar thirrjet e fëmijëve, ka qëlluar shumë afër vendit të ngjarjes dhe ka mundur të largojë ujkun, i cili e kishte tërhequr zvarrë për disa metra fëmijën.

Loja me top gati përfundoi me tragjedi për pesëvjeçarin A. Suma nga fshati Dimcë i komunës së Hanit të Elezit. Ai pasditen e djeshme u sulmua nga një kafshë jo e zakonshme, derisa po luante me motrat e vëllanë e tij.

Ishte ora gati gjashtë e pasdites. Pesëvjeçari A.Suma po luante në një arë pranë shtëpisë së tij. Por loja atyre iu ndal nga një ‘mysafir’ jo i këndshëm. Ujku u shfaq në mes të arës, duke iu vërsulur atyre. Kafsha e egër kishte arritur që ta kafshojë pesëvjeçarin, duke i shkaktuar lëndime jo të lehta trupore.

Ai u tërhoq zvarrë nga ujku për disa metra. Si pasojë, A.Suma mori lëndime në kokë, krah, këmbë e bark.

Fatmirësisht, pesë vjeçari u shpëtua nga xhaxhai i tij, i cili e kishte marrë nipin dhe me urgjencë e kishte dërguar për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

.
Mësohet se fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Spitalore në Prishtinë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

Artikulli paraprakTRE SHQIPTARË EKSTRADOHEN NË ITALI
Artikulli tjetërBASHA: NUK KA ZGJEDHJE PA U DËNUAR HAJDUTËT E VOTAVE