POROSHENKO HOMAZHE PRANË VENDIT KU HUMBËN JETËN MBI 200 MIJË NJERËZ. 29 vjet më pas, Ukraina ka përkujtuar katastrofën bërthamore të çernobilit.

Në Kiev janë mbajtur ceremoni të ndryshme në këtë përvjetor, ku nuk kanë munguar edhe shërbime të veçanta përkujtimore. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë ka viztuar vendin e uzinës dhe më pas ka vendosur lule në memorialin kushtuar viktimave të shpërthimit. Poroshenko gjithashtu inspektoi punimet për mbulimin e reaktorit të dëmtuar të centralit të çernobilit, ku zhvilloi edhe një bisedë më punëtorët, duke i falenderuar këta të fundit për punën e cila rrezikon edhe jetën e tyre. “Më shumë se 200.000 njerëz, e theksoj sërish, duke rrezikuar jetën e tyre, u ngritën për të mbrojtur njerëzimin. Dhe sot, ne, ukrainasit, vazhdojmë të mbajmë mbi supe peshën kryesore të katastrofës së Çernobilit. Dhe pasojat e tij tragjike, të cilat qytetarët tanë ende i vuajnë , nuk do të na japin paqe edhe për shumë vite të tjera, ” tha Poroshenko gjatë vizitës së tij. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike,  dhjetra persona kanë humbur jetën tre muaj pas katastrofës, kurse sa u përket pasojave shëndetësore si pasojë e rrezatimit, nuk ka informacione.

Artikulli paraprakZEF HILA TAKOHET ME BANORË TË BARBULLUSHIT
Artikulli tjetërBAYERN MUNCHEN, 25 HERË KAMPION I GJERMANISË