Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Johan Sattler ka sqaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk u arrit brenda drejtimit të presidencës austriake të BE për shkak se disa

shtete brenda unionit nuk ishin dakord ndryshe nga Austria që e mbështet Kosovën tha diplomati austriak.

“Austria ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Edhe në negociatat e 2008-ës për njohjen e Kosovës si shtet Austria ka qenë aktive dhe gjithashtu është një nga vendet e para që e ka njohur Kosovën si shtet.

Qëndrimi i Austrisë do vijojë të jetë si më përpara për sa kohë Kosova përmbush kushtet. Liberalizimi i vizave nuk u arrit gjatë presidencës austriake në BE për Kosovën këtë vit për shkak të disa shteteve brenda BE-së.

Ne do vazhdojmë të mbështesim Ballkanin Perëndimor brenda të cilit janë edhe Kosova, Shqipëria dhe Serbia. E rëndësishme është që shpirti i bashkëpunimit të jetë prezent”.
Nga ana tjetër ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini tha se çështja e liberalizimit të vizave do të është një goditje për Kosovën.

I pyetur për takimet mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ambasadori Ukshini u shpreh se askush nuk ka përse të shqetësohet,

Serbinë, diplomati Kosovar Ukshini e cilësoi si një shtet që trazon ujërat herë pas here në Ballkan.

Tashmë Kosova pret që liberalizimi i vizave të mundësohet vitin ardhshëm edhe pse komisioneri Johannes Hahn deklaroi se koha e përshtatshme është viti 2020.