Mengjesin e se henes niveli i ujit ne Njesine Administrative te Dajçit ka rene me rreth 30 cm, ben me dije gazetari ne terren i Star Plus, Sokol Dema.

Tashme uji ne rruge eshte larguar dhe eshte lehtesuar qarkullimi i automjeteve.Por gjithsesi ne disa rruge ka probleme si ne rrugen Rrashkullaj-Belaj ku mund te kalohet me mjete te ushtrise dhe ne rrugen Darragjat-Shirq e cila ndodhet e bllokuar.

Sa i perket shkarkimeve ne hidrocentrale, ata jane ne kuota minimale.

Situata po shkon drejt permiresimit ne njesite administrative te permbytura kjo e favorizuar edhe nga kushtet e mira atmosferika, te cilat sipas meteorologeve do jene te mira ne ditet ne vijim pa prani te reshjeve.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE